VIDEO/ Edmond Topi në ‘Odeon’: ‘Dea Open Air’ dedikuar njeriut e kaosit social, ja e veçanta

21:34, 22/06/2024
A+ Aa A-

Edmond Topi, kineasti dhe themeluesi i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit ‘Dea Open Air’ i ftuar në emisionin ‘Odeon’ në ‘Syri Tv’ foli për edicionin e njëmbëdhjetë të organizimit që është kthyer në traditë, për prurjet e sivjetshme që u bën pjesë e konkurrimit, për kinematografinë shqiptare, produksionet filmike që prodhohen, mungesën e vëmendjes së institucioneve të kulturës për të rikthyer spektatorin në kinema, si dhe për zbehjen e interesit të të rinjve për të studiuar e për t'u marrë me filma.

Në garë për çmimet ‘Dea’ komisionet përfshinë në program 39 filma nga 25 vende të botës, të ofruar në tre konkurime dhe një program special, të cilët u ndiqën dheu  vlerësuan nga tri juri profesionale. Tematika e këtij viti e filmave në konkurrim ishte me në qendër njeriun dhe inteligjencën artificiale.

Pjesë nga biseda:

Egla Xhemalaj: Është mbyllur ky event kaq i rëndësishëm. Çfarë patë të veçantë ju këtë vit te produksionet që kanë mbërritur te ‘Dea Open Air’?

Edmond Topi: E veçanta ishte që pa e  proklamuar me të madhe po zgjedhim çdo vit një lloj tematike. Sivjet kishim njeriun, një lloj tematike, raportet e tij me shoqërinë, raportet e tij me botën me mjedisin. Brenda kësaj logjike shpresoj të kemi gjetur filma shumë të mirë. Një fokus tjetër ishte inteligjenca artificiale sepse bota bëhet gjithnjë e më e komplikuar.

Egla Xhemalaj: Që po e mbizotëron në një farë forme edhe shoqërinë sot.

Edmond Topi: Në këtë kuptim ne zgjodhëm disa modele që t'ia shpërfaqnim shoqërisë dhe ajo ta diskutonte. Se sa shoqëria po e diskuton këtë nuk e them dot.

Egla Xhemalaj: Meqë u ndalët te tematika e këtij viti, mua më bëri përshtypje, në një kohë kur njerëzit janë kthyer drejt asaj që është mekanike, do e quaja të tillë, ju ktheheni sërish te shpirti duke evidentuar problematikat më qenësore të njeriut sot, të njeriut që jeton në modernitet, duke e parë atë në raport me veten, me tjetrin e në raport me botën e gjithë shoqërinë. Si ka ardhur njeriu në këtë kohë, njeriu i viteve të fundit në produksionet filmike?

Edmond Topi: Ne mundohemi siç ju e thatë të tërheqim njeriun sepse në fund të fundit secili nga ne, artist është fjalë ee madhe, po  ne jemi njerëz që punojmë në fushën e artit. Nëse ndonjëri e meriton fjalën artist do ishte shumë mirë, por sidoqoftë kemi një optikë tjetër pak më të ngrohtë, pak më të hapur, pak më sentimentale ndaj njeriut, ndaj ndjesive, ndaj zemrës e ndjenjave se sa ndaj matematikës së thjeshtë, ndaj rregullave financiare kryesisht që ka shoqëria. Gjithçka që bëhet sot është e materializuar, edhe inteligjenca artificiale dhe digjitalizimi në fund të fundit shkojnë te paraja. Kompanitë e mëdha luftojnë me njëra-tjetrën me shpikjet teknologjike, jo më aq për të ndihmuar njerëzimin se sa për të fituar para. Corona vdiq ca njerëz, por i bëri dhe disa prej tyre miliarderë. Në këtë kuptim, ne kemi tentuar që të tërheqim, të sjellim në plan të parë njeriun, emocionet, ndjesitë, kontributin e tij në shoqëri, qoftë në pikëpamjen e politikës, mjedisit, sociale dhe shpresoj që me filmat që kemi sjellë, ky ishte mendimi i jurisë dhe i specialistëve që e analizuan dhe e panë, shpresoj që ia kemi dalë. E mira nuk ka fund, por ne do të vazhdojmë të punojmë me këtë dhe përgjithësisht në festivalin tonë ju do ta shihni që ne në radhë të parë kemi njeriun dhe raportet e tij me shoqërinë.

Kupa DEA në kategorinë e flimit më të mirë më metrazh të gjatë shkoi për ’’Djali i Diskos’’ (Disco Boy )- Giacomo Abbruzzese – Itali, Francë, Belgjikë, Poloni 2023.

Në nominuar për këtë kategori ishin:

Djali i Diskos-Giacomo Abbruzzese -Itali, Francë, Belgjikë, Poloni 2023

Dulçinea-Artur Serra Araújo-Portugali 2023

Okarina- Alban Zogjani-Kosovë 2023.

EMISIONI I PLOTE

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco