Festivali i monodramës në Korçë, aktorja ukrainase luan rolin kryesor te “burrnesha”

Festivali i monodramës në Korçë, aktorja ukrainase luan rolin kryesor te “burrnesha”

11:30, 22/06/2024
A+ Aa A-

“Burrnesha” me autore Sara Giacomelli dhe regji të Valbona Xibri, interpretuar nga ukrainasja Maryna Ivashchenko ka çelur mbrëmë në Korçë festivalin ndërkombëtar të monodramës. Regjisorja Valbona Xibri i ka besuar “burrnesha” një aktoreje ukrainase e cila kur e ka lexuar pjesën ka mbetur e befasuar nga njëra anë por edhe e mrekulluar nga ana tjetër, për atë histori që haset vetëm në veriun e vendit tonë.

“Është rol shumë interesant dhe i veçantë, gjithashtu shumë interesante për një aktore që ta pranojë këtë personazh. Është një histori shumë interesante dhe vërtet e lashtë. Ideja për të qenë një burrë i tillë është shumë e çuditshme dhe më preku shumë, por karakteri, karakteri i djalit është të jesh burrë. Mendoj se është një zgjedhje shumë serioze. Nuk kisha hasur më parë personazhe burrnesha, e pashë një këtu në foto. Ne fund i thashë babait që jam Gjergji djali jot që ti vërtetë e ke dashur, kam bërë zgjedhjen time dhe jam në rregull kështu”, tha aktorja Maryna Ivashchenko.Regjisorja Valbona Xibri tha se ukrainasja e ka pritur me dëshirë këtë rol dhe nuk ka qenë aspak e vështirë për të punuar me të dhe për të sjellë kaq të besueshme “Burrneshën”.

Aktorja në fund të intervistës ka kënduar shqip këngën e njohur dibrane të Hajredin Pashës. Në edicionin e 20-të të Festivalit Ndërkombëtar të Monodramës ndryshe nga herët e tjera marrin pjesë trupa nga vende të ndryshme si Italia, Turqia, Greqia, Bullgaria, Spanja, Polonia dhe Kazakistani. Festivali që filloi mbrëmë mbyllet më 26 qershor. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco