‘Fataliteti’/ Katër heroina të artit botëror në një balet për gruan

‘Fataliteti’/ Katër heroina të artit botëror në një balet për gruan

11:26, 22/06/2024
A+ Aa A-
Ana Karenina, Zhuljeta, Violeta dhe Carmen. Katër gratë më të njohura të artit për tragjedinë, madhështinë dhe dashurinë bëhen pjesë e të njëjtës shfaqje në Tiranë. Të martën dhe të mërkurën në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit në skenë ngjitet baleti “Fatalita” me koreografi të koreografit të shquar italian, Toni Candeloro.“Shfaqja ‘Fataliteti’ tregon katër histori që vijnë nga opera, e letërsia. Në qendër është gruaja, pjesë e jona. Në këtë shfaqje, trupat dhe shpirtrat e këtyre katër grave i kam sjellë të personalizuara përmes Enada Hoxhës”, thotë Candeloro.Baleti synon të japë mesazhe mbi dramën e gruas në shoqëri e kohë të ndryshme. Ndërsa heroina është gruaja që vdes vepra përcjell një mesazh sensibilizues për shoqërinë: Stop dhunës dhe nënshtrimit të gruas, që fundi i saj të mos jetë fatal!“Janë katër pjesë tepër dramatike e të fuqishme. I zgjodha këto personazhe sepse dua që të vë në skenë, vepra të fuqishme që përcjellin emocione të fuqishme. Këto figura kaq të mëdha, vijnë të sjella në ditët e sotme sepse mendoj se sot secili nga ne, në shoqëri a familje, ka drama të tilla, ka histori të një Zhuljete, të një Carmeni, Ana Karenine a Violete si të Traviatës”, tha balerina Enada Hoxha.

Shfaqja bart një këndvështrim modern të kostumografisë, frymëzuar nga katër kryeveprat botërore ndërsa premiera dedikuar grave, të forta e të brishta njëherësh i drejtohet shoqërisë dhe rolit të secilit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco