Festivali Ndërkombëtar i Dhomës Durrës/ Kalaja: I ka përballuar ‘dallgët’ gjithë këto vite, publiku e ka përqafuar këtë aktivitet

10:46, 21/06/2024
A+ Aa A-

Festivali Ndërkombëtar i Muzikës së Dhomës “Chamber Fest Durrës” mban edicionin e tij të 19 në Durrës.

Violinistja Nevila,  Kalaja Herczeg  ishte e  ftuar në ‘Kafe Shqeto’ në Syri Tv për të diskutuar në lidhje më këtë festival, gjithashtu për muzikën klasike. Kalaja tregoi se arritje është se ky festival i ka përballuar dallgët dhe tashmë është në edicionin e tij të 19.

“Është edicioni i 19. Gjithë këto vite i ka përballuar dallgët. Duket qartë që tashmë është një aktivitet i konsoliduar . Absolutisht që në edicionin e parë pjesë të tij kanë qënë dhe çuna dhe goca, shqiptare pa diskutim, por pjesa kryesore kanë qënë grupet e huaja.

Muzika e Dhomës është një zhaner i veçantë i muzikës klasike. Grupet instrumentiste janë më të vogla. Është një muzikë që mund të ketë klasin më të lartë të muzikës klasike.

Publiku e ka përqafuar si një aktivitet që i shkon tejet mirë dhe kjo do të thotë që Durrësi e ka këtë klas.”

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco