SYRI TV/ ‘Fatalita’ , 4 tablotë e dhimbjes së gruas, Hoxha: Sensibilizojmë shoqërinë, ndal krimet

18:39, 20/06/2024
A+ Aa A-

Një Romeo dhe Zhulietë në dridhmat e dashurisë, me një fill drite që i ndan në dy botë deri te vrasja e ankthshme e Ana Kareninës, kryeveprat botërore, bashkë me pjesët operistike”Carmen” e “La Traviata” do të flasin përmes lëvizjeve në një shfaqje baleti të guximshme që i dha jetë baleriana  e koreografia Enada Hoxha. 

Marrë nga klasikët botërorë, personazhet i nënështrohen një vështrimi të ri nga koreografi Toni Kandeloro dhe jetojnë si shoqëria sot, me gjithë hallkat e modernitetit, përfundimi i të cilave është i pashmangshëm.

Balerina Enda Hoxha rrëfen në Syri Tv  se si “Fatalita” ngrihet mbi njeriun, mbi gruan në këtë rast për të sensibilizuar njerëzimin që ta dojë qenien e dëlirë me fuqi hyjnore.

Ndriçim modern të lidhur mrekullisht me mënyrën teatrale do të sjelli në Opera një ndjesi  të veçantë për shikuesin, ndërsa kostumet janë punuar të thjeshta, si për të thënë se historia po ndodh tani.Intriguese në gjithçka “Fatalita” do të ngjitet në skenë në datat 25 dhe 26 Qershor, në Teatrin e Operas dhe Baletit.

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco