Lajmi i fundit

LIVE/ Reforma zgjedhore, diskutime në komisionin e ligjeve

VIDEO/ Ilir Butka në ‘Odeon’: Problematikë humbja e interesit të të rinjve për të studiuar tek Artet

21:38, 15/06/2024
A+ Aa A-

Të ardhmen e Universitetit të Arteve, artisti nuk e sheh shpresëplotë ngase ka rënë numri i të rinjve të interesuar për të kryer studimet pranë tij. Ilir Butka theksoi në ‘Odeon’ se kjo rënie e dëshirës vjen si pasojë e mungesës së mundësive financiare e të tjerë elementëve. Ata preferojnë të zgjedhin degë apo udhë që e kanë më të lehtë hapësirën në tregun e punës.

Për fat të keq, ne jemi duke përjetuar si vend një moment të humbjes së interesit drejt gjithçkaje. Sigurisht, një nga ato që na dhemb më shumë duke qenë se ne operojmë, jetojmë e punojmë në një ambient të tillë është pikërisht humbja e interesit për shkollimin. Universiteti i Arteve këtë ka si problematikë kryesore, humbjen e interesit të të rinjve drejtë studimit të arteve. Nuk kemi ndërtuar akoma një sistem, i cili të na japë përgjigje për atë ç’ka ndodh kur të mbarojnë shkollën. Në qoftë se  mbarojmë shkollën arrijmë t’i sigurojmë studentëve një vend pune? A është i domosdoshëm në punësimin e tyre një shkollim i tillë?

Unë the që po, dhe unë them që nuk ka mundësi më të mirë për një student kreativ se sa ta gjejë veten brenda një institucioni të tillë, ku ti ke brenda muzikën, baletin, pikturën, skulpturën, dramën, regjinë e filmit. Këtu janë gjërat më të mrekullueshme për mendimin tim. S’të pëlqeu njëra mund të shkosh tek tjetra. Ti përpiqesh të kërkosh një sistem që të të përgjigjet ty. Universiteti i Arteve sot është i vetmi vend dhe këtë e them me bindje të plotë që ofron ekzaktësisht atë që ka ofruar gjithmonë. Nuk ka ndryshuar Universiteti i Arteve, ka humbur interesi i të rinjve sepse shikojnë mundësi të tjera. Interesa të lidhura ekonomikisht.

Si mësimdhënës, Ilir Butka u shpreh se ka talente që pikasin që në auditor, ndaj duhet investuar më shumë në këtë drejtim.   

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco