Lajmi i fundit

LIVE/ Banorët e Thumanës në protestë, bllokojnë autostradën Thumanë - Kashar

VIDEO/ Ilir Butka në ‘Odeon’: S’ka akoma një sistem, shteti të financojë artin mund të...

21:36, 15/06/2024
A+ Aa A-

Ilir Butka tha në ‘Odeon’ se është nevojë emergjente krijimi i një sistemi që do t’u vinte në ndihmë artistëve. Sipas piktorit, në art apo në kulturë shteti shqiptar nuk ka bërë saç duhet për të mbështetur iniciativa apo individë të caktuar.

Ilir Butka: Duke e identifikuar ‘Dikotominë’ jo si një ekspozitë po si mua vetë besoj se në një farë aspekti më shërbeu dhe mua për të bërë një definicion rreth asaj çka më duket se jam. Narracioni në konceptin tradicional, në konceptin klasik mungon sepse nuk ka një ngjarje, nuk ka një personazh, nuk ka peizazh, por nuk është e thënë që kjo duhet të mungojë. Në mënyrë totalisht të pavetëdijshme unë kam mundur të shpreh në disa vende, siç e thatë ju portrete, peizazhe domethënë gjenden copëza të këtij mozaiku që qëndrojnë brenda meje, që është e pamundur të mos shprehen. Domethënë nuk e kam pasur qëllim, por automatikisht ato kanë dalë pavetëdijshëm mund t’i shohësh, mund t’i gjesh. Ka shumë miq që përpiqen të identifikojnë gjëra, të cilat unë nuk i kam menduar. Kjo është dhe merita e artit abstrakt të lërë një dorë të lirë dhe të provokojë aftësinë për të gjetur gjëra që të intereson ty t’i gjesh, që ti ta identifikosh veten me to.

Të gjejmë një sistem, i cili duhet t’i vijë në ndihmë kategorive të caktuara sidomos të artistëve. Duke i’u referuar artit, kategorisë artistike, kulturës mund të them që çedojmë në këtë aspekt. Shoqëria jonë nuk ka ngritur akoma një sistem, i cili të përkujdeset për mbarëvajtjen dhe funksionimin e kësaj kategorie. Ka nevojë për shumë pak ndërhyrje financiare, përkujdesje nga ana e shtetit që të mbështeten disa iniciativa, disa individë, të cilët mund të gjeneronin një art të madh dhe një promocion shumë të mirë për veten dhe për vendin.

Për të treguar se sa e furishme ka qenë dëshira që edhe në kohë të vështira të merrej me pikturë, artisti u rikthye në kohë kur udhëtoi së bashku me një grup piktorësh për në Itali në vitin 1991. Me të mbërritur atje grupi i piktorëve u kërkoi vendasve që t’u jepnin telajo dhe penela që të nisnin nga puna. Ky kujtim ka mbetur i papluhrosur nga koha, ndaj Butka vijon t’i kthehet e ta rrëfejë plotë humor.

EMISIONI I PLOTE:

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco