'Gruaja e burrit tim', së shpejti në Teatrin 'Petro Marko', Vlorë

'Gruaja e burrit tim', së shpejti në Teatrin 'Petro Marko', Vlorë

09:46, 29/05/2024
A+ Aa A-

 Premiera më e re e Teatrit Shëtitës "Çajupi" në VLORË

 Në datat 31 Maj - 1 Qershor

Ora 19:30

Teatri "Petro Marko", Vlorë

Në fillim të shfaqjes "Gruaja e burrit tim", dy gra, secila pa dijeninë e tjetrës, telefonojnë rajonet përkatëse të policisë lokale për të raportuar zhdukjen e burrit të tyre. Në fakt, ai është shtruar në spital pas një sulmi që pësoi teksa mbronte një zonjë të moshuar nga dy banditë. Në konfuzion, taksisti i ka dhënë pa dashje policisë të dyja adresat ku ai jeton dhe pak më pas një zyrtar i rendit e shoqëron përsëri në shtëpinë ku jeton me gruan e tij Meri, ku shfaqet me një fashë të dukshme në kokë.

Nga ai moment fillon loja e keqkuptimeve dhe seria e gënjeshtrave që taksisti sajon për të mbrojtur sekretin e bigamisë së tij."Gruaja e burrit tim" është diçka tjetër. Falë aktorëve të mrekullueshëm të zgjedhur me kujdes, shfaqja ruan qeshjet e shkaktuara nga tensionet dhe ndërlikimet e situatave duke i transformuar ato me ironi  të lezetshme dhe delikate, falë vëmëndjes së jashtëzakonshme ndaj detajeve.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco