VIDEO/ Vallja ikonë, Shqipëria ngreh Kosovën me sqep, Kastrati zbulon në ‘Odeon’ simbolikën

21:33, 25/05/2024
A+ Aa A-

Një nga turet më të dashura për Genc Kastratin ka qenë ai i vitit 1996, asokohe kur Kosova ishte në hijen e Serbisë. Shqiptarët e Kosovës që e kishin ndjekur me ëndje Ansamblin e Valleve, padyshim që mezi i prisnin valltarët.

Koreografi i emocionuar tregoi se si profesor Panajot Kanaçi krijoi ‘Vallen e Shqiponjave’ me këtë rast, e cila do të interpretohej nga Rexhep Çeliku dhe ai. Valltari e ndali fjalën edhe te simbolika e veçantë e valles, që tanimë është bërë një valle ikonë.

‘Është vallja shqiptare që ka dhënë influencë tek fqinjët. Këtë ne e kemi ndjerë më mirë se sa të gjithë të tjerët. Një nga turnet që ne kemi bërë diku në vitin 1996 në Kosovë, na informojnë që ky turne është shumë i rëndësishëm sepse ne po shkojmë mbas shumë kohësh. E dinim që kosovarët e kishin shumë përzemër Ansamblin dhe profesor Panajoti ndërton një valle. Bëhet fjala për ‘Vallen e Shqiponjave’, ku më pas u bë ikonë e Ansamblit. Rexhep Çeliku është shqiponja e madhe dhe unë që jam shqiponja e vogël. Ideja e Panajotit ishte që Shqipëria ngre Kosovën me sqep e kap shqiponjën e vogël për ta mësuar të fluturoj, pra kishte një simbolikë të jashtëzakonshme.

A do ta përçonim ne këtë? Tashmë kjo ngarkesë po më jepej mua. Isha i ri në atë kohë. Më thuhej, Genc qëllimi është ky që ti je Kosova, Rexhepi është Kosova. Të dy duhet të jepni këtë ide. Rexhepi tamam si një shqiponjë vjen të më kap dhe më ngre në ajër me dhëmbë, jo me duar dhe sinqerisht në skenë në Kosovë e bën realisht atë. Ngrihemi, sigurisht u bë një koncert i jashtëzakonshëm. Publiku e priti jashtëzakonisht mirë’, tregoi mes emocionesh Genc Kastrati në ‘Odeon’.

EMISIONI I PLOTE:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco