VIDEO SYRI TV/ Ekspozita ‘Etno Art’ e lirika Pojanit në Korçë, artistja ekspozon 9 veshje tradicionale

17:15, 25/05/2024
A+ Aa A-

Artistja Lirika Pojani ka çelur ekspozitën ‘Etno Art’ në ambientet e atelies së saj, duke paraqitur 9 veshje tradicionale për vizitorët. Qëllimi i saj është rizgjimi i traditës dhe ngjallja e interesit të të rinjve për të mësuar më shumë për të shkuarën. 

Nga SYRI TV

I ka dedikuar jetën kostumografisë. Lirika Pojani e njohur për punën e bukur me veshjet tradicionale të zonës së juglindjes, ka ekspozuar në një minimuze brenda atelies së saj rreth 9 veshje tradicionale. Prej kohësh e kishte ëndërr paraqitjen e plotë të krijimtarisë së saj.

Lirika tregon vështirësitë që haset për gjetjen e modeleve, ngase zonjat të cilat i kanë ruajtur brez pas brezi janë në moshë. Artistja thotë se pjesa më e madhe e kostumeve janë realizuar në mënyrë artizanale, një teknikë që po bjerret me kohën.

Ekspozitë ‘Etno Art’ ka ngjallur kërshërinë e vizitorëve, ndërsa qëllimi i  Lirika Pojanit është nxjerrja në dritë e traditës duke ngjallur  interesin edhe për të rinjtë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco