SYRI TV/ ‘Qytetar nderi i Durrësit’ për Mirush Kabashin, aktori vlerësohet pas vdekjes

14:24, 18/04/2024
A+ Aa A-

Mirush Kabashi vlerësohet pas vdekjes “Qytetar Nderi i Durrësit”. Edhe pse për artisin ky është një vlerësim i vonuar, e bija e Kabashit shprehet se babai i saj vlerësimin më të madh e ka marrë nga publiku durrsak. Ndërsa aktorët të pranishëm në këtë ceremoni shprehet se personalitet e skenës duhet të vlerësohen sa të jenë gjallë, dhe jo kur largohen nga jeta

Syri tv

"Qytetar nderi i Durrësit" (pas vdekjes) është vlerësimi, edhe pse i vonuar  për mjeshtrin e skenës, Mirush Kabashi, në ditët e tij të lindjes. Ceremonia e dhënies së titullit për aktorin u zhvillua në teatrin "Aleksandër Moisiu" ku të pranishëm ishin familjarë dhe personalitete te artit e kulturës. Vajza e artistit, Mendi Kabashi, mes emocionesh veçoi lidhjen e të atit me Durrësin. Vlerēsimi më ii madh për të ishte publiku durrsak, më shumë se çdo titull u shpreh ajo, duke zbuluar se dhe nipi mban emrin e gjyshit, Mirush.

Për aktoren Aishe Stari  këta personalitete të skenës duhet t'i nderojmë sa janë gjallë, që  titujt të mos kthehen në relike. Teksa edhe Regjisorja, Driada Dervishi vlerësoi figurën e Mirush Kabashit.

Mirush Kabashi u nda nga  jeta më 5 dhjetor të 2023 në moshën 75-vjeçare, duke lënë pas një karrierë të gjatë, me një kontribut të çmuar, ku numërohen rreth 100 role në teatër dhe filma. I vlerësuar me shumë tituj brenda dhe jashtë vendit, midis të cilëve “Nderi i Kombit”, “Artist i Merituar” dhe “Mjeshtër i Madh i Punës”./Gaz: A.Aliaj, Pamje: Syri, mon: L.Kotri/

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco