Ndahet nga jeta piktori i mirënjohur, emblematiku i artit shqiptar

Ndahet nga jeta piktori i mirënjohur, emblematiku i artit shqiptar

22:23, 02/04/2024
A+ Aa A-

Sot është ndarë nga jeta piktori i njohur Ali Oseku, një prej artistëve më emblematik të artit shqiptar në 50 vitet e fundit.

Oseku nuk arriti të fitonte dot betejën me sëmundjen e rënë.

Ali Oseku (1944) Lindi në Tiranë, në një familje me origjinë nga Gjakova. Liceun artistik e mbaron në vitin 1963, ndërsa Institutin e Lartë të Arteve në vitin 1969. Pas studimeve, artisti fillon punë si skenograf në TOB. Në vitin 1973, në valën e ndëshkimeve shtetërore në fushën e artit dhe kulturës, artisti dënohet me burg deri në vitin 1979. Pas kësaj periudhe, artisti punon si punëtor i thjeshtë, deri në rënien e sistemit. Pas viteve ’90, do ishte një nga zërat më aktivë të skenës artistike vendase.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco