Justina Aliaj kritikon ‘Festivalin e Këngës për Fëmijë ‘në Shkodër: S’zhvillohet në rrugë, fëmijët s’këndojnë direkt, këtu mbaron arti

21:40, 24/02/2024
A+ Aa A-

‘Festivali i Këngës për Fëmijë’ në qytetin e Shkodrës ka një traditë të hershme, e shumëvjeçare realizimi. Dikur pjesëmarrëse në organizimin më cilësor në zbulimin e zërave të veçantë, këngëtarja Justina Aliaj në ‘Odeon’ ka kritikuar mënyrën si konceptohet sot festivali, se si e kanë zhvleësuar duke e çelur në mjedise publike, ku një pjesë e njerëzve janë lejuar të jenë pjesë, ndërsa të tjerë jo, si dhe interpretimet që nuk këndohet direkt, por janë rregjistruar më herët.

Justina Aliaj:  Kam shkuar dy herë enkas nga Tirana, për ta parë ‘Festivalin e Këngës për Fëmijë’ në Shkodër. Në llojin e tyre mundohen që ta shfaqin, por që Festivali të bëhet në rrugë, për mua është e pafalshme. Ne e kemi bërë në sallën e Teatrit ‘Migjeni’, e përheshme. Tani organizatorët e bëjnë në rrugë, e them këtë përderisa e shfaqin në mjedise publike, në një ambient të cilin e rrethuan, që disa të hynin e disa jo.

Egla Xhemalaj: Jeni e zhgënjyer me organizimin e Festivalit të Këngës për Fëmijë në Shkodër?

Justina Aliaj: Mënyra se si punohet e keni parasysh. Unë nuk falë, Egla, që ato nuk këndojnë direkt. Për mua këtu mbaron arti. Fëmija të mos këndojë direkt. Ne ishim fëmijë, shkuam në festivale të mëdha dhe ne këndonim’, tregoi artistja.

Artistja këshilloi të rinjtë që dëshirojnë të hyjnë në botën e artit të punojnë fortë për të realizuar ëndrrat e për të qenë më të mirët në veprimtarinë që kanë zgjedhur të ushtrojnë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco