Aktorja e ‘Rrethit të kujtesës’ i ankohej Justina Aliajt në passkenë: Unë s’kam fjetur gjithë natën nga të goditurat e tua

21:37, 24/02/2024
A+ Aa A-

Një sirenë alarmi po ushton. Gruaja e sëmurë bërtet: Rrethi! Rrethi! Hiqmani rrethin! Doktorri mbetet i habitur. Është një rast i veçantë. Margarita Begolli protagonistja e filmit kthehet në Shqipëri pas 20 vjetësh me kujtesën e humbur. Cila është enigma? Dihet se regjimi është fajtor i asaj që po ndodh. Gjermanët nazistët e shfrytëzuan Margaritën për eksperimentet e tyre jo njerëzore. Mbesa e saj, dëshiron të zbulujë çfarë e mundon kaq shumë hallën. Pse dritën e konsideron armike? Dhe gjatë kësaj kohe, Margarita e merr veten, me anë të dashurisë dhe shpresës që e rrethon. Kjo është historia rrënqethëse e një prej filmave më të spikatur, në të cilin ka luajtur aktorja Justina Aliaj. Megjithëse një rol episodik, aktorja është vlerësuar me çmim të parë, për personazhin origjinal që ka sjell, e për të cilin publiku e kujton shpesh.

‘Te ‘Rrethi i kujtesës’ i rrihja me të vërtetë me kamzhik, po kamzhikun nuk ma kishin dhënë me lëkurë, por kadife, me nyje edhe ai  jepte atë rëndesën. Për t’i rënë i bija tamam. Një nga aktoret ka thënë, unë s’kam fjetur gjithë natën Just kaq shumë më ka dhembur trupi, nga të goditurat e tua. Nuk mundem të gënjej ose më jep një pemë t’i bie si po i bie njeriut, po unë forcën do ta përdor. E kisha me forcë rolin, për fat të keq. Ishte një rol i vogël, episodik, por unë u vlerësova me çmimin e parë për atë rol, kur u bë festivali’.

Interpretimet e saj si aktore kanë qenë të shumta si te: ‘Bernand Alba’, ‘Gratë trojane’, ‘Vdekja e burrit’, ‘Nobodysees’, ‘Tartufi’ etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco