VIDEO/ Justina Aliaj rrëfehen tronditjen në ‘Odeon’: Mua më mirë më vrit se sa...

21:21, 24/02/2024
A+ Aa A-

Fëmijëria, një kohë që artistja Justina Aliaj e kujton me nostalgji e me ëndje të thellë, njëkohë, në të cilën rrugicave të Shkodrën jo vetëm që gjente paqen e lirinë e dëshiruar, por takonte dhe artistë, nga më të mëdhenjtë e skenës shqiptare, që publiku i duartrokiti përgjatë gjithë veprimtarisë në art. Shpeshherë, kur e pyesin për Shkodrën dhe mënyrën e të jetuarit, krahët e parë që hapi për fluturim drejtë në art, artistja përlotet ngase atë kohë e quan të papërsëritshme. Në “Odeon”, Aliaj tregoi për vitet kur thurte ëndrra, me një pjesë të të cilave bashkëjeton edhe sot, ndërsa flet edhe për mungesën e pashlyeshme të skenës, që e përjetoi thellë.  

“Fëmijëria ka qenë lumturia vet. ( qan)

Medet që nganjëherë përgjatë rrugës, kur rritesh prishen ëndrrat. Të bëhet i pakapshëm arti, që mua më mirë më vrit se sa të më thuash, nuk do dalësh në skenë. Arti u bë i pakapshëm, në emër të kujt? Në emër të paaftësisë”, tha Justina Aliaj.

Bashkë me ëndrrat që ngjizeshin ditë pas dite artistja dëshironte që bota të njihej me këngën, ndjesi e emocion i pakufijshëm që i kishte rrokur shpirtin, në kohën kur ishte një vogëlushe e njomë. Artistja rrëmoi në kujtesë në një prej momenteve, siç e qun ajo shënjuese të jetës. Në Pallatin e Pionierëve, mes shumë talenteve, ishte dhe Justina Aliaj, që së bashku me grupin e fëmijëve të tjerë u ishte kërkuar të sillnin një “Operetë” të Tonin Harapit. Vëllai i muzikologut e kompozitorit të njohur, Tish Daija ishte i pari që e zbuloi zërin e veçantë të Justina Aliajt. Në “Odeon” artistja ndau bisedën me Tonin Dainë.

Justina Aliaj: E kam dëgjuar Zotin Tonin kur tha: A di të këndoj kjo?

Kurrë nuk e harroj. Më kanë provuar kështu, nëse kisha talent. Këndo një këngë. Thashë me vete, Just, këndo një këngë që e di tamam. Unë këndova “Bashkohuni shokë, me ne në çetë”.

Egla Xhemalaj: Ajo ka qenë kënga e parë e provës?

Aliaj: Po. Ai i ra firzamonikës. Hë filloje tha. Unë fillova të këndoja. Oh, këndoka bukur tha.

Vitet në Liceun Artistik, këngëtarja i kujton me një emocion të veçantë, kur rrethohej e mësonte nga artistët më të mëdhenj të skenës, e nga ata që veçonin talentet që premtonin shumë për të nesërmen, për të ardhmen.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco