VIDEO/ Justina Aliaj në ‘Odeon’: Po sikur natyra të gënjejë, siç gënjejnë njerëzit?

21:11, 24/02/2024
A+ Aa A-

Shumëngjyrësia e një ylli që dalloi për talentin e jashtëzakonshëm në këngë, në aktrim e më vonë në krijim e poezive vjen e treguar mjeshtërisht nga vet artistja e madhe Justina Aliaj, në emisionin ‘Odeon’ në SYRI TV.

Gazetarja Egla Xhemalaj parapëlqeu ta niste bisedën me pasionin e madh për poezinë, që siç thotë Aliaj është ngjizur si nevojë, kurse impaktet e jetës i ka fikuar në disa rreshta që thonë shumë, përmes një figuracioni të hollë e të rafinuar.

‘ Kam qenë mama, kur e kam shkruar të parën poezi. E kam shkruar larg Shqipërisë. Nga përvoja, nga lodhja unë kam shkuar një poezi, në të cilën them po sikur edhe natyra të zemërohej. Them në vargje:

Një herë natyra u nervozua

Tha është verë, kur nuk ishte verë

Fëmijët dolën në livadhe lakuriq

Por, ata u ngrinë nga të ftohtit

Pastaj prapë natyra u çmend, gënjeu e tha:

Është pranverë dhe blegërimat dolën fushave,

Shëtitën, por ato gjetën vetëm

gjethe të thata, të vdekura, ishte vjeshtë.

Me vete thoja shpesh: Po sikur natyra të gënjej? Nuk kam të tjera vargje poezie në këtë poemë, pos këtyre që të recitova, ndërsa nënteksti është  po sikur natyra të gënjej, siç gënjejmë ne’, u shpreh Justina Aliaj.

Artistja foli gjerësisht edhe për dashurinë e pashtershme për muzikën, skenën e teatrit dhe kinematografinë, zhanre artistike që u dedikoi jetën në një kohë të vështirë, për vendin, kur Shqipëria vuante regjimin famëkeq diktatorial.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco