SYRI TV/ Veprimtaria e Akademisë së Shkencave dhe buxheti 2024, Gjinushi: Mungon mbështetja financiare

17:57, 23/02/2024
A+ Aa A-

Në Mbledhjen e Asamblesë së Akademisë së Shkencave u fol për shqetësimet që shoqërojnë punën e akademikëve.

Kreu i institucionit Skënder Gjinushi kërkoi më shumë investime për kërkimin shkencor, ndërsa u përpoq të mohonte kritikat për punën e vagullt të Akademisë.

Arkeologu Neritan Ceka u ndal te raporti me politikën e pohoi se ata nuk pyesin për akademikët, ndërsa Drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë Valter Memishaj tha se këtë vit finalizohet puna për shkrimin e fjalorit të madh të shqipes.

SYRI TV

Në Akademinë e Shkencave u mbajt mbledhja e Asamblesë, në të cilin u prezantua raporti përmbledhës për veprimtarinë e institucionit përgjatë 2019-2023 dhe shtyllat kryesore të programit për vitin 2024.

Në fjalën e tij, kreu i akademisë Skënder Gjinushi nënvizoi si një nga sukseset e vitit të shkuar futjen nën çati të instituteve e njësive të ish Akademisë së Studimeve Albanologjike, dhe u rrek të mohonte fjalët kritike për kërkimin shkencor, ndërsa kërkoi më shumë investime në këtë drejtim.

Pjesë e projektit për historinë e shqiptarëve, arkeologu Neritan Ceka tha se duhen vendosur ura komunikimi me politikën, që s’denjon të dëgjojë ekspertë të fushës, ndërsa listoi dhe një sërë problematikash.

Drejtori i Institutit të Gjuhësisë dhe Letërsisë informoi se këtë vit përmbyllet shkrimi i Fjalorit të Madh të Shqipes.

Buxheti i akorduar për vitin 2024, që do t’u shpërndahet njësive është 280 milionë lekë. Akademisë së Skencave i mungon një plan i qartë për të përvijuar kërkimin shkencor, ndonëse premtimet për hulumtime e thellime në çështje të patrajtuara kanë qenë të përvitshme.

 

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco