Shpërthen Elon Musk: Shkoni q... veten! Nuk shantazhohem me reklama

Shpërthen Elon Musk: Shkoni q... veten! Nuk shantazhohem me reklama

09:49, 30/11/2023
A+ Aa A-

Një video e miliarderit Elon Musk u bë virale, pasi ai sulmoi të gjithë ata reklamues që nuk duan të bëjnë publicitet në platformën sociale X.

Në një aktivitet të organizuar në Nju Jork, ai tha se këta reklamues po i bëjnë shantazh.

“Shkoni q... veten,” tha miliarderi gjatë intervistës.

Një grup biznesesh të njohura kanë nisur heqjen e reklamave nga platforma X, në pronësi të Musk, për shkak të qëndrimeve që mban miliarderi.

“Nuk dua që të reklamojnë. Nëse dikush kërkon të më shantazhojë me reklama ose me para, shkoni q... veten,” tha Musk.

“Shkoni q... veten. Ishte e qartë kjo? Hej, Bob, nëse je në audiencë, ja kështu ndjehem,” tha Musk.

Kjo dukej se ishte një referencë ndaj shefit ekzekutiv të kompanisë Disney, Bob Iger.

“Bojkoti i reklamuesve mund të vrasë kompaninë. Por e gjithë bota do të mësojë se këta reklamues e vranë kompaninë, dhe ne do e dokumentojmë këtë gjë në mënyrë të detajuar,” tha Musk.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco