Historiani: Avni Rustemi krijoi një organizatë politike terroriste për që si mjet kishte vrasjen e njerëzve

Historiani: Avni Rustemi krijoi një organizatë politike terroriste për që si mjet kishte vrasjen e njerëzve

00:07, 29/11/2023
A+ Aa A-

Historiani Erald Kapri tha në emisionin Now se disa figura historike janë ngritur në piedestal edhe pse veprimtaria e tyre ka qenë e diskutueshme.

Kapri solli në vëmendje Avni Rustemin, i cili sipas tij pasi u përdor nga qeveria për të vrarë Esad Pashën, erdhi në Shqipëri dhe krijoi një organizatë politike terroristë, që si mjet kishte edhe vrasjen e njerëzve.

“Figura të diskutueshme historike janë ngritur në piedestal, Avni Rustemi për shembull. Ka një moment të veçantë, u përdor nga qeveria e Tiranës e ’20-ës iku dhe vrau Esat Pashën në Paris, është e diskutueshme duhet ta bënte apo jo. Vjen këtu dhe krijon një organizatë e cila ishte një organizatë terroristë politike që si mjet kishte edh vrasjen e njerëzve, ishte frymëzuesi për ta vrarë Ahmet Zogun i pari, ishte një person që terrorizmin politik e kishte pjesë të ideologjisë së vet. Ky person është i diskutueshëm, nuk mund të ngremë në piedestal figura të tilla”, tha Kapri.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco