Shqiptarja Lyra Xhoçi-Shkreli çon në parlamentin kanadez gratë nga Kosova të dhunuara gjatë luftës

22:42, 28/11/2023
A+ Aa A-

Aktorja shqiptare Lyra Xhoçi-Shkreli ka treguar në ‘A Show’ me Adi Krastën në SYRI TV për eksperiencën e saj në Kanada dhe se si ka çuar në parlamentin e këtij vendi,  mesazhet e grave të përdhunuara nga Serbët gjatë luftës në Kosovë.

Fillimisht për mua ka qenë shuplaka më e madhe që kam marrë, për arsye se lufta ka mbaruar prej një kohë të gjatë dhe njeriu mendon se gjithçka ka përfunduar, mund të thurim vargje e këndojmë dhe mund të ndihemi patriotë.

Për mua ka qenë moment kur unë kam kuptuar se historia jonë është e gjallë dhe gratë tona janë të gjalla.

Ka qenë një takim rastësor, pasi isha duke shëtitur në sheshin e Prishtinës, edhe ishte një tendë ku shiteshin broshet, së bashku me ushqimet tona tradicionale dhe disa punime kështu.

Unë u ndala për të marrë diçka të vogël si suvenir dhe kur i kam parë jam mahnitur se sa të bukur ishin, pa e ditur se ç’po shoh dhe po prekë.

Unë pyes se kush i ka punuar këto dhe zonja që i shiste më thotë me zë të ulët, gratë, gratë të cilat janë të mbijetuara nga përdhunimet gjatë luftës në Kosovë. Në atë moment e kam ndjerë veten me shumë faj, se ku paskam qenë gjithë këto vite, unë dhe populli ynë, politika, si nuk kam ditur unë për këto.

Më pas kam rënë në kontakt me to dhe kam nisur një projekt për ti bërë të njohura këto më shumë’, është shprehur Lyra Xhoçi-Shkreli në SYRI TV.

EMISIONI I PLOTE: 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco