SYRI TV/ 70 vite nga themelimi i Operas, Voshtina: Artistët do kenë hapësirë të veçantë

18:48, 28/11/2023
A+ Aa A-

Sipari i haresë festive u çel me performancë në balet të Isida Mollaymerit.

Në hollin Qëndror të Operas këngët dhe vallet e Ansambli Popullor, sollën një frymë të veçantë me element folklorik.

27 Nëntori i 1953 shënoi një gur kilometrik në historinë e artit shqiptar, kjo sepse në skenën shqiptare u vu për herë të parë një Opera, “Rusalka” e kompozitorit rus Alexander Sergeyevich Dargomyzhsky. Një produksion  shqiptaro + sovjetik, i cili solli Lindjen e Teatrit Kombëtar të Operas dhe Baletit.

Në fjalën e saj Drejtoresha e institucionit, Abigela Voshtina tha se kontribuuesit e themeltarët e Operas do të kenë një hapësirë të rëndësishme.

Organizimi mori tjetër frymë nga tingujt e simofisë së nënëtë të Bethovenit. ’Sonata e hënës’ është pjesa më e famshme që është shkruar ndonjëherë. Fillimi i sonatës është ëndërrimtarë dhe na kujton dikë të veshur nga drita e hënës, në analogji me ata që hodhën themelet e Operas.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco