Lajmi i fundit

Piu kafe me çiftin e moshuar dhe më pas i vrau, arrestohet autori i dyshuar i krimit në Dropull

SYRI TV/ Ekspozita ‘Nëntori 26’ dëshmi e artit pamor, Filipi: Tendenca në telajo, fryma bashkëkohore

18:06, 28/11/2023
A+ Aa A-

Ekspozita “Nëntori 26” dëshmon për këmbënguljen e një grupi artistësh të disa brezave për të konfirmuar vokacionin piktural mbi telajo. Aleksandër Filipi, piktor dhe organizator i ekspozitës u shpreh për Syri Tv se artistët sjellin në pikturë tema me bazë historike dhe ngacmime nga kaosi i përditshëm.

SYRI TV

Ekspozita e përvitshme e pikturës shqiptare “Nëntor” prezanton punët e reja të një grupimi prej 30 artistësh të njohur. Ekspozita u hap në galerinë FAB, ku në tre sallat e saj publiku gjen punime të ndryshme, kryesisht në gjininë e kompozimit. Piktori Aleksandër Filipi thotë se “Ekspozita “Nëntori” në paraqitjen e saj të 26-të dëshmon për këmbënguljen e një grupi artistësh të disa brezave për të konfirmuar vokacionin piktural mbi telajo. Artistët pjesëmarrës njihen për trajtimin e temave të historisë dhe jetës aktuale përmes modernizimit të gjuhës artistike.

 “Nëntor 26” në jetën artistike të Tiranës është një nga aktivitetet me rëndësi në fushën e artit pamor, ku si rregull piktorët pjesëmarrës prezantohen me një apo dy punime në pikturë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco