Më 9 qershor 1971 ndërroi jetë Sejfulla Malëshova.

Më 9 qershor 1971 ndërroi jetë Sejfulla Malëshova.

16:18, 09/06/2023
A+ Aa A-

Më 9 qershor 1971, ndërroi jetë Sejfulla Malëshova.

Sekretar i kabinetit në qeverinë Noli, përkthyes dhe letrar. Mësimet e para i mori në vendlindje, në Këlcyrë, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin “San Demetrio di Corona”, ku së bashku me Odhise Paskalin, botoi revistën “Studenti Shqiptar”.

Më pas, nisi studimet në Fakultetin e Mjekësisë në Romë. Pas dështimit të Lëvizjes së Qershorit emigroi në Bashkimin Sovjetik, ku ndoqi universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi.

Në vitin 1943 kthehet në Shqipëri dhe zgjidhet anëtar i Shtabit të Ushtrisë NAÇL-it, si edhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit. Në vjetët 1944-1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1944 kreu detyrën e ministrit për Shtypin, Propagandën dhe Kulturën Popullore.

Më 1946-50 u zgjodh deputet. Më 1946-48 u zgjodh anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor. Në vjetët 1946-1947 Ministër i Arsimit, si dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco