VIDEO-SYRI TV/ Koncerti 'Voyage Musical' në Opera, Larocue: Kënaqësi që ndajmë muzikën tonë

16:43, 08/06/2023
A+ Aa A-

Një udhëtim muzikor i pjesëve madhore simfonike botërore do të luhet nga Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Operan e Parisit. Në skenën e operas do të ngjitet për herë të parë dhe vepra “Skicat simfonike” të kompozitores Diana Ziu, që thotë se duhet të ketëmë tepër vëmendje ndaj krijuesve shqiptarë/

Nga SYRI TV

Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Operan e Parisit, me pjesëmarrjen e dy solistëve virtuozë Frederic Laroque dhe Aurelien Sabouret nën dirigjimin e mjeshtrit Eno Koços do të sjellin panoramën e një udhëtimi muzikor në kohë mbrëmjen e së enjtes në skenën e Operas. Në vigjilje të koncertit, violinistët francezë u shprehën të entuziazmuar për organizimin.

Është fantastike ka shohësh këndvështrimin që forcat e armatosura shqiptare kanë krijuar këtë orkestër dhe në fakt bëhet një asosim me disiplinat dhe rregullin që duhet me zanatin e muzikantit që ne bëjmë dhe duhet qëndrueshmëri në atë që ne bëjmë pikërisht ato parime që dhe ushtarakët i përdorin dhe ne si muzikant i aplikojmë ato në mënyrën e të bërit mëzit dhe të të bërit zanat për përzgjedhjen e gjërave, për mbarvatjen e çdo pune.

 Forcat e armatosura kanë krijuar këtë model, është krijuar mbi modelin francez kjo orkestër dhe është fat shumë i madh për ne dhe një lumturi shumë e madhe që ne ndajmë muzikën me këta dhe duket që në vështrimet e këtyre të rinjve se sa këndshëm e mirë është kjo gjë.

Është një kënaqësi vërtetë shumë e madhe që të luaj me Frederikun që njihemi prej vitesh, po mbi të gjitha për të ndarë dhe për të bërë muzikë me këta muzikantë të rinj, me energji kaq të madhe e me energji kaq të fortë. Duket që në mënyrën që ne po qasemi muzikalisht bashkë. Do të ishte një fat, një kënaqësi shumë e madhe të rivija në vendin tuaj dhe të ndanim momente muzikore së bashku.

Krahas veprave të njohura botërore nga Schostakovitch, e Brahms do të luhen edhe “Skicat simfonike” të kompozitores Diana Ziu, që ngjiten për herë të parë në skenën e Operas, pas suksesit të jashtëzakonshëm në Paris.

Për kompozitoren është e udhës krijimi i një kalendari artistik për veprat simfonike,  në të cilin muzikantët shqiptarë të prezantojnë punët e tyre, me qëllim të një qasje të re ndaj muzikës simfonike.

Koncerti do të filloj në orën 20:00.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco