Lojërat e fatit në vitet ‘20 në Shqipëri ndaloheshin me dekret mbretëror Foto ilustrim

Lojërat e fatit në vitet ‘20 në Shqipëri ndaloheshin me dekret mbretëror

20:27, 07/06/2023
A+ Aa A-

A e dini se lojërat e fatit në vitet ‘20 ndaloheshin me dekret mbretëror?

Në Shqipëri, kafenetë në vitet ‘20 ishin kthyer në vatra të bixhozit duke e detyruar qeverinë të vendoste sanksione ligjore. Propozuesi i këtij projektligji ishte deputeti i Gjirokastrës, Hiqmet Delvina, i cili argumentonte (lexo dokumentin): ”Tue marre parasyshe se nder te gjitha kaféet e vendet publike po luhet bixhozi per zbavitje prej kujdo e pa perjashtim klasi, edhe tue marre parasysh se kjo asht nji semundje morale teper e rezikshme per Shoqerine t’one kemi pregatitur nji projekt-ligje per ndalimin e çdo loje per zbavitje”.

Ligji në fjalë lejonte lojërat e fatit vetëm pas orës 17:00 dhe në ditët e pushimeve zyrtare. Shkelësit e fashës orare dhe të rregullave të parashikuara me ligj dënoheshin me burg dhe gjoba në vlera monetare.

ImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco