VIDEO-SYRI TV/ Festivali 'Verdi of' në Sheshin Skënderbej, Mascitelli: Vepra luan me keqkuptimet

16:56, 05/06/2023
A+ Aa A-

Festivali i Teatrit ‘Verdi of’ u organizua për dy ditë në Sheshin Skënderbej. Regjisori Mario Mascitelli në një intervistë për Syrin Tv zbuloi konceptin e ri regjisorial, me të cilën paraqitet vepra e Giuseppe Verdit, që vjen krejt ndryshe për publikun, duke kapërcyer nga notat tragjike për te komikja.

Nga SYRI TV

Sheshi ‘Skënderbej’ foli në gjuhën italiane për dy ditë. Festivali i Teatrit ‘Verdi of’, që organizohet prej dy vitesh në Shqipëri nga Teatro Regio di Parma në bashkëpunim me ambasadën italiane, sollën për publikun shqiptarë  veprën ‘Aida’ të Giuseppe Verdit, konceptuar mjeshtërisht nga regjisori Mario Mascitelli. Në një intervistë për Syrin Tv, artisti tha se është e lehtë të prezantohesh para dashamirësve të artit me një pjesë të tillë, në një hapësirë që shndërrohet në teatër të hapur.

‘Kur vepra artistike është një vepër që njihet botërisht për muzikën, për historinë e mrekullueshme, të cilën ne e konceptojmë padyshim si tragjike është e lehtë të luash me të dhe të organizosh me të diçka që është një koncept i ri. Është shumë e lehtë të punosh me një vepër kaq të rëndësishme të të madhit Verdit’, u shpreh regjisori, Mario Mascitelli.

‘Aida’ me gjithë dinamizmin e saj, rrotullohet në historië e keqkuptimeve. Pjesa kalon nëpër nota fine humori, për t’u zhvendosur nga rrafshi tragjik për te komikja.

Regjistori Mario Mascitelli shtoi mw tej:

Vepra jonë do të luaj me keqkuptimet. Trupa teatrale do të paraqesë njerëzit, që mendojnë se kanë fituar një shorte, do ti cojë ata me pushime në plazh.  Pjesa do të zhvillohet me kostume verore, plazhi, ndryshe nga vepra lirike e Verdit. Veçoria kryesore është se trupa teatrale do të recitojë në formë komike, ndërsa aktorët e mëdhenj artistët, muzikantët zakonisht këndojnë në operan lirike. Pra, ndryshimi është ky: Ne do ta sjellim në një mënyrë komike duke pasur respektin maksimal për tragjedicitetin e historisë së Aidës dhe padyshim duam që njerëzit të argëtohen e kënaqen me spektaklin tonë.

Shfaqja u mirëprit nga publiku, ndërsa  regjisori premton se do kthehet sërisht në Shqipëri për të tjera projekte teatrore.    

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco