Lajmi i fundit

DETAJE – EMRAT/ Atentati më armë në Memaliaj, ja kush qëlloi ndaj avokatit

VIDEO+SYRI TV/ 'Ekrani i artit' dhe magjia e produksioneve filmike, Hastad: Fesivali, mënyrë për të njohur tjetrin

16:49, 02/06/2023
A+ Aa A-

‘Ekrani i Artit’ vijojë rrugëtimin me prurjet e produksioneve filmike. Dita e dytë nisi me shfaqjen e dokumentarit ‘Talking abort trees’ për të kulmuar me prezantimin e veprës së Alberta Ëhittle ‘Reset’ dhe filmin me metrazh të shkurtër të Diego Marcon ‘The parents room’. Organizimin e veçantë në Shkodër e përshëndeti dhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad.

Nga SYRI TV

Dita e dytë e festivalit ‘Ekrani i Artit’ e çeli siparin në ‘Kinema Millenium’, në të cilën u shfaq dokumentari ‘Talking About Trees’ , një dokumentar  tërheqës për Ibrahim Shaddad, Suliman Ibrahim. Në qendër të tij është ringjallja e një kinemaje të vjetër. Ata siç pohuan organizatorët në qendër të festivalit do të jenë produksionet filmike nga Suedia.  Në kuadër të ketij bashkepunimi kulturor mes dy vendeve, prezent ne ‘Art House’ ishte edhe ambasadorja e Suedisë në Shqipëri, Elsa Hastad, që u shpreh e entuziazmuar për bashkëpunimin e frytshëm.

Elsa Hastad, Ambasadore e Suedisë në Shqipëri u shpreh: ‘Është e mrekullueshme të jem në Shkodër përsëri, pasi unë e dashuroj këtë qytet dhe vij shumë shpesh. Të jesh në Art Hause në këtë shtëpi të rëndësishme arti, pranë artistit Adrian Paci, pasi unë jam një fanse e madhe e tij dhe artit të tij. Ne kemi krijuar një bashkëpunim përmes artit dhe kulturës.

Kjo është një përpjekje nga të dy palët përmes individësh dhe artistësh shqiptare dhe suedeze si Edi Muka për shembull që është një artist që jeton në Suedi dhe gjithashtu është edhe një dëshirë dhe përpjekje e qeverisë suedeze për të promovuar të zhvillojmë shkëmbime mes dy vendeve tona edhe përmes kulturës.

Unë personalisht mendoj se kjo është mënyra më e mirë që ne mund të njohim njëri-tjetrin. Ky lloj bashkëpunimi është krejtësisht unik, pasi qeveria suedeze e zhvillon me vetëm dy shtete në botë dhe Shqipëria është një nga këto dy vende. Ky është vetëm fillimi dhe unë besoj se do të vazhdojë, por mund të them se ky event, kjo formë bashkëpunimi është e jashtëzakonshme’.

Në ditën e dytë publiku u njoh dhe me veprën e artistes Alberta Ëhittle, ‘RESET’e me filmin me metrazh të shkurtër të artistit Diego Marcon, The Parents’ Room’. Edicioni i 6-te i festivalit të filmit do të vijojë deri më 4 Qershor, ku publiku mund të ndjekë filma nga artistë të ndryshëm shqiptarë dhe të huaj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco