Lajmi i fundit

LIVE/ Kuvendi në seancë plenare

'Nuk do të doja asnjeri tjetër si babi im, si ky babi' – Kur tregon Eva Alikaj

22:58, 30/05/2023
A+ Aa A-

Aktorja e mirënjohur Eva Alikaj ishte e ftuara që përmbylli emisionin “A Krasta Show” të gazetarit Adi Krasta mbrëmjen e së martës, me një lumë emocionesh që vërshonte nga vështrimi, fjalët e saj.

Krasta tentoi me të gjitha format, t’i shpartallojë “digat” që ngriti aktorja, duke i kërkuar që në fillim të intervistës t’i recitojë një poezi. Keni fatin ta ndiqni atë poezi në këtë video. 'Të huaj jemi': Një recitim emocional i aktores Eva Alikaj

Dhe më pas, Krasta vazhdoi me goditjet emocionale: “Dua të të tregoj sot shumë pak foto, por njerën foto do të ta tregoj menjëherë. (I shfaq foton e prindërve dhe Evën e vogël krah babait).

Krasta: Pse ky njeri me humbjen e tij të ka pështjelluar ty kaq shumë?

Eva Alikaj: Babi im s’ka qenë i bukur, por këtu është i bukur. Babi ka qenë së brendshmi i bukur; mami ka qenë bukuroshe.

Ne jemi njësoj. Unë kam të njëjtin temperament dhe po ta vësh re, unë i ngjaj atij dhe kur isha e vogël thosha “shyqyr unë hundën s’e kam si ty”, se e kishte pak me kurriz (qesh), e kam si mami! Por isha krejt si babi dhe nuk e di, nuk është se them që ishte babai i përkryer që unë do të kisha zgjedhur, por është, ishte babi im dhe unë isha gjithmonë e lumtur me të.

Për shembull, kur ishim në 1 Maj ose kur...Ai kishte një familje nga Labëria, patriarkale (mamaja ime vjen nga Korça) dhe unë doja gjithmonë ta nderoja. Ata këndonin labçe, kurse unë...  ku këndoja?! Dhe unë aty aty ë ë  ë ë... kot, si fëmijë e vogël. Ose pinin raki dhe nuk e di pse unë doja të isha e denjë për të...”

Vazhdimin e intervistës ju ftojmë ta ndiqni të plotë në emisionin “A Krasta ShoW”, sepse ju sigurojmë se nuk do të zhgënjeheni./ar.sh/SYRI.NET

Image

 

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco