Më 30 maj 1957, dekreti mbi krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës

Më 30 maj 1957, dekreti mbi krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës

16:46, 30/05/2023
A+ Aa A-

Më 30 maj 1957, Këshilli i Ministrave aprovoi projektdekretin mbi “krijimin e Universitetit Shtetëror të Tiranës”.

Në mbledhjen e kësaj date, qeveria vendosi emërimin e Zija Këlliçit si rektor të USHT-së, të Kolë Paparistos si zëvendësrektor për anën shkencore dhe të Hasan Dumës si zëvendësrektor për anën mësimore. Ky vendim do të hynte në fuqi më 1 qershor, sjell në vëmendje Drejtoria e Arkivave.

Sipas projektdekretit, USHT-së do të përbëhej nga 6 fakuletet e poshtë listuara:
1) Fakulteti i Histori-Filologjisë;
2) Fakulteti Juridik;
3) Fakulteti Ekonomik;
4) Fakulteti i Inxhinierisë;
5) Fakulteti i Shkencave të Natyrës;
6) Fakulteti i Mjekësisë.

Vendimi përcaktonte që më 1 qershor USHT-së t’i kalonin kuadrot dhe mjetet materiale e financiare.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco