VIDEO-SYRI TV/ Statusi i fjalës së shkruar e në ligjërim, Vehbiu: Standardi të mbahej hapur për dialektet

16:56, 26/05/2023
A+ Aa A-

Publicisti, gjuhëtari dhe studiuesi Ardian Vehbiu dikutoj me të rinj dhe njohës të fushës së letrave për statusin e fjalës së shkruar dhe në ligjërim. Ai zbuloi se si Fjalori i viteve '80 nuk plotësonte numrin e kërkuar të fjalëve, e tha se qe përjashtues për fjalët e poetëve gegë.

Nga SYRI TV

Në Qendrën Kombëtare të Librit dhe Leximit u zhvillua një takim me në qendër statusin e fjalës në ligjërimin e folur e të shkruar me prezencën e publicist, gjuhëtarit dhe studiuesit Ardian Vehbiu drejtuar nga poetja Mimoza  Ahmeti.

Vështrimeve për lënien jashtë të fjalëve gege referuar fjalorit të viteve '80, kur u kodifikua leksiku dhe u hartuan fjalorët normativ, gjuhëtari tha se akademikët kanë kërkuar që standardi të ishte bazë e hapur për fjalë të të dy dialekteve.

Sinkron Ardian Vehbiu, Gjuhëtar

Puna për fjalorin e gjuhës së sotme shqipe të viteve '80,  ishte e vështirë për t'u finalizuar, pasi nuk kishte prurje mjaftueshëm, ndërsa vet fjalori përjashton poetët e gegërishtes në kapërcyell vitesh:

Për dëshirën e të rinjve për të folur e lexuar në shqip, Vehbiu u shpreh se krijuesit shqiptarë duhet të gjejnë mënyra ndjellëse për t'i afruar drejt librit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco