SYRI TV/ Ekspozitë kushtuar motrave Zengo, rijetësohen veprat e dy motrave piktore

11:54, 24/05/2023
A+ Aa A-

Kontributi artistik i motrave Androniki dhe Sofia Zengo është përmbledhur në një ekspozitë unike në qytetin e Korçës. Ekspozita i kushtohet pikërisht veprës artistike në pikturë, të kryer në shekullin e njëzet nga dy motrat artiste.

Nga SYRI TV

Të  njohura si përfaqësueset e pra të artit të pikturës shqiptare në shekullin XX, motrat Zengo, janë nderuar në qytetin e Korçës me një ekspozitë multidisiplinare.

Ekspozita është hapur në bibliotekën e qytetit të Korçës dhe u kushtohet tërësisht motrave piktore, Androniqi dhe Sofia Zengo, ku përmblidhen të dhëna mjaftë interesante nga jeta e tyre.

Motrat Zengo kanë qenë të veçanta në krijmtarinë e tyre artistike. Kuratori Ardian Isufi, tregon më shumë detaje mbi ekspozitën dhe jo vetëm.

Dinastia e familjes Zengo ka dhënë  kontribut në artin kombëtar shqiptar në një periudhë kohore mbi 200 - vjeçare duke përfshirë artistë në fusha të ikonografisë, pikturës, muzikës, fotografisë etj.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco