Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

Rezidentët e parë amerikanë në Shqipëri

08:13, 24/05/2023
A+ Aa A-

Fineas Kenedi dhe Çarls Erikson do të ishin misionarët e parë amerikanë që së bashku me familjet e tyre, u vendosën në Korçë në vitin 1908. Aktivitetin e tyre mbi 30-vjeçar në Shqipëri e përqendruan në hapjen e shkollave të para shqiptaro-amerikane në vend, siç ishin: Shkolla e Misionarëve Protestantë në Korçë, Shkolla e Mesme Tekniko-Bujqësore e Kavajës, Shkolla e Mesme Teknike e Tiranës etj. Hapja dhe drejtimi i tyre nga stafe shqiptaro-amerikane shihej si katalizator i futjes së frymës anglo-saksone në sistemin arsimor të Shqipërisë.

Pas pushtimit nazi-fashist dhe instalimit të regjimit komunist, aktiviteti i këtyre shkollave do të reshtte dhe ndaj drejtuesve do të fillonte përndjekja. Fotot më poshtë paraqesin shkollat e lartpërmendura në Kavajë dhe Tiranë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco