'Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë'

'Kristiani e myslimani janë vëllazën shqiptarë të pandarë'

07:14, 24/03/2023
A+ Aa A-

Si sot, më 24 mars 1937, u nda nga jeta Haxhi Vehbi Agolli (Dibra).

Rrugëtimi i tij jetësor ka qenë i ngjeshur me veprimtari të rrafshit fetar dhe atdhetar. Në vitin 1908, Agolli mori pjesë në Kongresin e Manastirit. Një vit më pas, qe në krye të punimeve të Kongresit të Dibrës. Në kryedatën e historisë kombëtare, më 28 nëntor 1912, përfaqësoi Dibrën në Kuvendin e Vlorës. Në qeverinë e parë të Shqipërisë, u zgjodh kryetar i Pleqësisë dhe shërbente si mëkëmbës i Ismail Qemalit, në raste mungese.

U emërua myfti i Shqipërisë dhe më pas, në vitin 1923 u zgjodh Kryetar i Kongresit të Parë të Myslimanëve Shqiptarë. Në vitin 1924, Agolli përuroi Medresenë e Naltë të Tiranës.

Krahas këtyre detyrave, ka lëvruar edhe në krijimtari. Studimet, krijimet dhe përkthimet e tij (zotëronte arabishten dhe osmanishten) janë botuar në shtypin e kohës, kryesisht në revistën “Zani i Naltë”. Në vitin 1993, në SHBA (Michigan) u publikua përmbledhja me shkrimet e tij nën titullin “Ç'urdhëron Kur'ani?”.

*Këto janë fjalët e Haxhi Vehbi Dibrës në Kuvendin e Vlorës në ditën e Shpalljes së Pavarësisë, më 28 Nëntor 1912.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco