Lajmi i fundit

LIVE/ PD, aktivitet për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

SYRI TV/ 'Dita e Poezisë', vargje e muzikë shqiptare, aktorët interpretojnë poezitë e poetëve kanonik

13:46, 23/03/2023
A+ Aa A-

“Dita Botërore e Poezisë” është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës, në një mbrëmje ku aktorët më në zë të kinematografisë shqiptare interpretuan vargjet e poetëve shqiptarë.

Nga SYRI TV

Nga vargjet e Frederik Rreshpjes, të mallkuarit me art - te puhia e lehtë fjalësore e Mitrush Kutelit, nga ëndjet bohemiane të Teodor Kekos - te lirika e dashurisë së Xhevair Spahiut, nga zjarrmi shpërthyes i Lasgush Poradeci nga rrjedhin miliona ëndrra, miliona ndjesi.

Aktorët, Luiza Xhuvani, Ndriçim Xhepa,Yllka Mujo, Viktor  Zhusti, Kastriot Çaushi e këngëtarja Vikena Kamenica përmes një udhëtimi në gjithëkohësi, interpretuan vargjet e përshpirtshme të poetëve kanonikë të letrave shqipe në oborrin e shtëpive të Toptanasve shoqëruar nga tingujt e muzikës.

Kur flitet për  dashurinë, që përligj ekzistencën natyrshëm lexuesi sjell nëpër mend vargjet e shpirtit të lirë, të poetit Teodor Keko që prej vitesh këndohen ngazëllyeshëm.

“Dita e poezisë” është konceptuar si një ftesë për të reflektuar mbi fuqinë e gjuhës dhe zhvillimin e plotë të kapaciteteve kreative të gjithsecilit. Ajo buron prej shpirtrave që rreken të krijojnë një botë të re, nga ku mund të komunikojnë me fjalë zemre.

Gazetar: E. Xhemali

Operator: E. Noka

Montazhier: O. Demo

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco