Më 23 mars 1935 vdiq aktori Aleksandër Moisiu

Më 23 mars 1935 vdiq aktori Aleksandër Moisiu

09:00, 23/03/2023
A+ Aa A-

Më 23 mars 1935, ndërroi jetë në Vjenë aktori me origjinë shqiptare, Aleksandër Moisiu.

Në skenën gjermanishtfolëse mishëroi mjeshtërisht role kryesore të një spektri të gjerë të veprave të letërsisë europiane, duke nisur që prej tragjedive antike greke e deri në bashkëkohësi. Karriera e tij do të niste në moshën 19-vjeçare, kur filloi të ekzekutonte role minore si “kompars” në skenën e Burgtheatër.

Më pas u angazhua në teatrot e Pragës dhe të Berlinit, ku u shqua për zotësi aktoriale, veçanërisht në interpretimin e rolit të Edipit mbret dhe të Hamletit. Kjo mbarëvajtje e bujshme do ta shpinte për të shpalosur talentin e tij drejt skenave të tjera të Europës dhe të Amerikës Veriore.

Në vitin 1935, në perëndim të jetës së tij, aktori kërkoi shtetësinë italiane, që u mirëprit nga autoritetet përkatëse. Po ashtu, si bir i një shqiptari nga Kavaja dhe një arberësheje, dëshiroi të merrte edhe shtetësinë e vendit të tij të origjinës, i cili refuzoi të plotësonte vullnetin e tij të fundit.

Në dokumente paraqiten njoftime për shfaqjet e dhëna prej tij.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco