VIDEO-SYRI TV/ Ekspozita 'Arketip' e artistit Viktor Ferraj, një gërmim arkeologjik nëpër kujtesë

16:54, 22/03/2023
A+ Aa A-

Artisti Viktor Ferraj çel në Galerinë e Arteve të Bukura ekspozitën ‘Arketip’, që i përngjan një procesi gërmimi arkeologjik nëpër skutat  e kujtesës.

Nga SYRI TV

Historia e njeriut shtrirë si një cikël i gjatë kohor, imazhet që lindin, nga merr jetë mitologjia tentojnë të na shpien në labirintet e së djeshmes, nga ana tjetër një hap e mbajnë në bashkëkohësi. 

‘Arketip’ në perceptimin e artistit Viktor Ferraj  i përngjan një procesi gërmimi arkeologjik nëpër skutat  e kujtesës, ku flenë njerëzit e çdo dite, teatrot pa skenë dhe e pavetëdishmja e qenies.

Artisti nuk kridhet vetëm në procese vizatimi dhe pikturimi, ai formëson me mjetet që ka përreth tij një tjetër botë.

 ‘Arketip’ me gjuhën shprehëse rikrijon nga e para historinë në një tjetër dimension, ndaj punimet  presin komunikim me dashamirësit e artit në Galerinë FAB deri në fund të Marsit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco