Shfaqja 'Big Brother Vip Shkodra 2', Çuliqi: Më jep kënaqësi ngjitja në skenë

20:30, 18/03/2023
A+ Aa A-

Trupa e “Teatrit Migjeni” ka prezantuar shfaqjen “Big Brother Vip Shkodra 2”. E krijuar para një dekade vepra trajton me nota humori jetën në bashkëkohësi dhe rikthen mjeshtrat e aktrimit në skenë. 

Në skenën e“Teatrit Migjeni” është prezantuar shfaqja “Big Brother Vip Shkodra 2”.  Nën interpretimin e mjështërave Zyliha Miloti, Besnik Cinari, Drande Xhaj në bashkëpunim me zërat e rinj të aktrimit publiku i Shkodrës u elektrizuar nga ovacionet.

E krijuar para një dekade, shfaqja është konceptuar me nota të bashkëkohësisë nga regjisori Arjan Çuliqi.

Teatri është magji, ndaj rkthimi në tempullin e fjalës për aktoren Zyliha Miloti është gjithmonë emocionues.

Sfidë e përgjegjësi e bukur, ka qenë shpirtëzimi me rolin i aktorit Fritz Selami.

Drejtoria e Teatrit, Rita Gjeka u shpreh entuziaste për mirëpritjen e shijuesve të artit

“Big Brother Vip Shkodra 2” do të vijojë të ngjitet në skenën e Teatrit Migjeni.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco