VIDEO-SYRI TV/ Përurohet libri 'Kur bota ish në gjumë', përkujtohen poetët martirë Blloshmi e Leka

19:37, 02/03/2023
A+ Aa A-

Krijimtaria letrare e dy prej poetëve të anatemuar nga regjimi famëkeq është botuar përmes vëllimit "Kur bota ish në gjumë". Tashmë Vilson Blloshmi e Genc Leka, që diktatura ua shkatërroi ëndrrat para syve, do të lexohen nga brezat e rinj.

“Libri është i pajisur me shpjegime të poezisë që do ta ndihmojnë lexuesin, e sidomos nxënësin  për ka kuptuar thellë poezinë 'Blloshmi' dhe 'Leka' e ta nxisin mendimin krijues nëpër shkolla sepse kështu mund t'i ndihmojmë fëmijët," shprehet drejtoresha e dokumenteve të ish-sigurimit të shtetit Gentiana Sula.

I pranishëm në përkujtimin e figurave të ndriturave të poetëve ishte dhe Presidenti i Republikës, që u shpreh se shqiptarët duhet të  mësojnë e të reflektojnë për kohët që i ndan, në ata dhe në ne.

“Ditë si këto shërbejnë si mundësi për ti thënë të vërtetat e historisë, veçanërisht brezit të ri. Ne kemi detyrimin qytetar të nxjerrim prej saj mësimet e duhura” shprehet presidenti i Republikës Bajram Begaj.

 Është e rëndësishme të njihet historia, vrasjet e komanduara dhe martirët që s'kanë një varr. Enerjeta Blloshmi, vajza e Vilson Blloshmit thotë se vëllimet poetike i përjetësojnë ata.

“Ne i njohëm baballarët tanë përmes poezive. Ato janë mënyra më e shkëlqyer për të shprehur vetveten. Kanë kaluar shumë vite dhe ato nuk janë mes nesh por kujtimi i tyre, poezitë e tyre i kanë bërë ata të pavdekshëm”, ka thënë Enerjeta Blloshmi, vajza e Vilson Blloshmit.

Pas tri dekadash, përveç përfshirjes në kurrikulën shkollore është e udhës të ndërtohet një muze për të përkujtuar idhtarët e lirisë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco