Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

 123 vjet nga lindja e Sejfulla Malëshovës, politikan dhe letrar

123 vjet nga lindja e Sejfulla Malëshovës, politikan dhe letrar

12:15, 02/03/2023
A+ Aa A-

Më 2 mars 1900, ka lindur Sejfulla Malëshova, i cili ka qenë sekretar i kabinetit Noli. Gjithashtu, Sejfullai ka qenë ndër komunistët e parë, përkthyes dhe letrar shqiptar, njofton Muze Historik.

Arsimin fillor e kreu në vendlindje, kurse studimet e mesme i kreu në Itali në kolegjin "San Demetrio di Corona".

Këtu së bashku me mikun e tij Odhise Paskalin botoi revistën Studenti Shqiptar, në të cilën botoi edhe vjershat e tij te para. Më pas ndoqi Fakultetin e Mjekësisë në Romë.

Në gjysmën e dytë të vitit 1924 ishte kryesekretar i kabinetit të qeverisë së Fan Nolit.

Pas dështimit të Lëvizjes së qershorit emigroi në Bashkimin Sovjetik.

Më 1926-1930 ndoqi universitetin Lemonosov të Moskës për filozofi.

Në qershor të 1928 seksioni ballkanik i Kominternit miratoi formimin e një partie komuniste në Shqipëri.

Malëshova qe pjesë e programit, për të përkthyer tekstet në bashkëpunim me Llazar Fundon dhe Fan Nolin.

Më 1931 bëhet anëtar i Partisë Komuniste të Bashkimit Sovjetik, ndërsa dy vjet më pas u emërua pedagog në universitetin ku kishte studiuar.

Në vitin 1934 pranohet në Komintern dhe me këtë detyrë kthehet më 1943 në Shqipëri dhe zgjidhet anëtar i Shtabit të Ushtrisë NAÇL dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të Frontit.

Më 1944-1946 anëtar i KANÇ-it. Më 1944 kreu detyrën e ministrit për Shtypin, Propagandën dhe Kulturën Popullore.

Më 1946-50 u zgjodh deputet. Më 1946-48 qe anëtar i Presidiumit të Kuvendit Popullor.

Më 1946-47 ministër i Arsimit si dhe kryetar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Pas kësaj u denigrua vazhdimisht për pikëpamjet e tij "oportuniste" dhe u dërgua të punojë punë të ulëta.

Prej vitit 1956 u vendos në Fier, ku punoi si magazinier.

Më 11 qershor 1971 Sejfulla Maleshova u nda nga jeta.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco