Lajmi i fundit

KUSH PAGUAN/ Vetëm 620 lekë në ditë, rreth 600 mijë shqiptarë në pragun e varfërisë

VIDEO-SYRI TV/ Koncerti 'Epoka në tinguj' bashkon 2 kohë, Skënderi zbulon detaje

18:12, 28/02/2023
A+ Aa A-

Në prag të koncertit ‘Epoka në Tinguj’, drejtori artistik Arben Skënderi zbulon për Syri Tv detajet e koncertit që bashkon dy kohë. Solistja virtuoze Laura Llozi do të performojë me violinë  koncertin nr 1 të Paganinit i cili ka 35 vite që s’luhet në Shqipëri, kurse pianist francez Pascal Gallet  do të luajë me piano koncertin nr 5 të kompozitorit Aleksandër Peçi.

Nga SYRI TV

Një vështrim i gjatë i dy kohëve përmes tingujsh. Orkestra Simfonike e Forcave të Armatosura në bashkëpunim me Operan e fton publikun në një arratisje shpirtërore në ‘Epokën e tingujve’, ku solistja virtuoze Laura Llozi do të performojë me violinë  koncertin nr 1 të Paganinit, kurse pianist francez Pascal Gallet  do të luajë me piano koncertin nr 5 të kompozitorit Aleksandër Peçi. Drejtori artistik Arben Skënderi zbulon të veçantë e koncertit.

Në prag të koncertit, solistja Laura Llozi që ka mbërritur nga Vjena për organizimin shprehet e emocionuar.

‘Epoka në tinguj’ do të elektrizoj Teatrin e Operas dhe Baletit më datën 1 Mars.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco