Më 27 shkurt 1954, Këshilli i Ministrave miratoi planin për rregullimin e Tiranës

Më 27 shkurt 1954, Këshilli i Ministrave miratoi planin për rregullimin e Tiranës

07:25, 27/02/2023
A+ Aa A-

Më 27 shkurt 1954, Këshilli i Ministrave miratoi planin për rregullimin e Tiranës.

Në dokumentin e vendimit (bashkëngjitur më poshtë) kërkohej që gjatë zbatimit të projektit të sigurohej ruajtja e bërthamës së kryeqytetit, të arterieve kryesore dhe të veçorive të tij dalluese. Po ashtu, duhej çimentuar ndryshimi midis periferisë dhe qendrës dhe të gjendej zgjidhja më e mirë e qarkullimit të mjeteve të transportit.

Për realizimin e projektit, Instituti i Shkencave ngarkohej me studimin e historikut të Tiranës që prej themelimit, me hartimin e listës së monumenteve historike që duhet të ruheshin dhe me përgatitjen e të dhënave mbi klimën, drejtimin e erës, lagështirën, nivelin e ujërave të nëntokës etj.

Ndërsa, Ministria e Financave duhet të siguronte fondet e nevojshme për financimin e projektit dhe të studimeve të nevojshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco