Festivali i filmit në Berlin, dokumentar i ‘On the Adamant’ rrëmben ‘Ariun e Artë’

Festivali i filmit në Berlin, dokumentar i ‘On the Adamant’ rrëmben ‘Ariun e Artë’

12:27, 26/02/2023
A+ Aa A-

‘On the Adamant’, një dokumentar mbi një qendër lundruese kujdesi për persona me çrregullime mendore, rrëmbeu Ariun e Artë në Festivalin e Filmit në Berlin.

Teksa pranoi çmimin kryesor të festivalit prestigjioz, regjisori Nicolas Philibert u shpreh thellësisht i prekur me vendimin e jurisë për të vlerësuar një dokumentar në vend të një prodhimi thriller.

‘Fakti që dokumentari vlerësohet dhe nderohet me çmim, që mund të konsiderohet kinematografi me të drejta të plota, më prek thellësisht. Për 40 vite kam luftuar që të diçka e tillë të ndodhte’, u shpreh Philebert.

I xhiruar përgjatë tre viteve, dokumentari tregon jetën në një qendër kujdesi brenda një varke në anën e djathtë të lumit Sena, ku pacientët dhe stafi ndërveprojnë në mënyra që thyejnë atë që Philibert e sheh si dehumanizim të psikiatrisë së zakonshme.

‘Në këtë film, të xhiruar në psikiatrinë ,’On the Adamant’, jo gjithmonë i dallojmë qartë se kush janë pacientët dhe stafi mjekësor. Dhe kjo është diçka e mirë. U përpoqa të përmbys imazhin që në kemi per personat me probleme mendore. Është stigmatizues dhe diskriminues. Desha të pranojmë atë që na bashkon përtej dallimeve. Diçka si humanizmi i përbashkët. Ndjenja e të qenit pjesë e të njëjtës botë’, shtoi regjisori.

‘Ariun e Argjendtë’ për aktorin më të mirë protagonist e fitoi Sofia Otero, e cila interpreton një fëmijë transgjinor 8 vjeçar në ‘20 mijë speciet e bletëve’.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco