Opereta 'Karnavalet' në Opera pas 45 vitesh, Mula: Krjimtaria shqiptare është lënë mënjanë

16:22, 25/02/2023
A+ Aa A-

Magjia e karnavaleve rikthehet pas 45 vitesh në skenën e Operas, nën vështrimin regjisorial të sopranos Inva Mula. Opereta e njeh publikun me mentalitetin e një familjeje borgjeze të viteve ’30, e cila do të blejë me para një dhëndër për vajzën e tyre të vetme. “Karnavalet” shkruar në vitin e largët 1978 nga i ati Avni Mula i përket repertorit kombëtar, të cilin sopranoja ka për synim ta rizgjojë.

“Nuk është vetëm vepra kombëtare porn ë rradhë të parë doja të zgjoja këtë repertory. Historia  nuk ka ndyshuar fare. Tipet e personazheve janë po ato dhe batutat që hidhen gjatë shfaqes janë më aktuale se kurrë. Doja të sillja pikërisht estetikën, bukurinë, elegancën e atyre viteve”, u shpreh Mula.

Dëshira për të sjellë karnavalet ka qenë e hershme. Mula rrëfen për Syri Tv se vitet e fundit, ka biseduar me të atin, e munguar tashmë, për ta vënë në teatro.

“E pyeta ‘babi, nëse marr karnavalet dua ta risjell, do më lejoje të bëja ndoshta ndonjë  redaktim, ndonjë ndryshim?’- Më tha ‘vepra është e jotja, bëje ti siç e mendon’. Ai kishte shumë besim tek unë dhe unë kur fillova provat thash ‘po mirë, gjithë atë besim që babi ma ka lënë, do t’ja kryej atë amanet’.

Emocion i veçantë për artisten është rikthimi në Opera, aty ku gjen edhe sot gjurmët e prindërve Nina dhe Avni Mula, hapësirë e cila mbushet me dashurinë e tyre për muzikën.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco