Më 20 shkurt 1946 u pushkatua intelektuali Patër Anton Harapi Patër Anton Harapi në gjyq

Më 20 shkurt 1946 u pushkatua intelektuali Patër Anton Harapi

11:34, 20/02/2023
A+ Aa A-

Sot përkujtohet intelektuali, kleriku, publicisti Patër Anton Harapi (5 janar 1888- 20 shkurt 1946)

Patër Anton Harapi lindi më 5 janar 1888, në Shkodër. Studioi për teologji dhe filozofi në Hungari e më pas filloi punë si meshtar në Grudë. Në vitin 1910 jepte mësim në Kolegjin e Fretërve në Shkodër. Në vitet 1918-1919 shërbeu si famulltar në Malësinë e Madhe. Gjatë viteve 1922-1924 ishte drejtues e bashkëthemelues i grupit atdhetar "Ora e Maleve".

Punoi si mësues filozofie në gjimnazin “Illyricum” dhe më 1924 u bë drejtor i këtij institucioni. Më pas, në vitet 1930-1936 drejtoi revistën “Hylli i Dritës”.

Gjatë kësaj periudhe shkroi rreth 70 artikuj në revista të ndryshme dhe botoi disa libra.

Në 1940- ën, u zgjodh anëtar i "Institutit të Studimeve Shqiptare". Në vitin 1943 u emërua anëtar i "Këshillit të Lartë të Regjencës" deri në fund të vitit 1944.  U arrestua më 5 qershor 1945 dhe u pushkatua pas një viti, më 20 shkurt 1946.

 Marrë nga Fjalori Enciklopedik i Viktimave të Terrorit Komunist,Tiranë,2014.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco