Salman Rushdie thyen heshtjen pas sulmit me thikë: Kam vuajtur nga çrregullimi i stresit

Salman Rushdie thyen heshtjen pas sulmit me thikë: Kam vuajtur nga çrregullimi i stresit

22:42, 07/02/2023
A+ Aa A-

Gjashtë muaj pasi u sulmua me thikë, shkrimtari Salman Rushdie është shfaqur për herë të parë në publik.

Rushdie u godit me thikë gushtin e kaluar nga një 24-vjeçar i quajtur Hadi Matar (simpatizant i Gardës Revolucionare Iraniane) teksa mbante një leksion në New York.

“Duke marrë parasysh atë që ndodhi, nuk jam aq keq”, tha Rushdie për gazetën “The New Yorker.

Shkrimtari u godit 12 herë me thikë në pjesë të ndryshme të trupit. Për pasojë, ka humbur shikimin në syrin e djathtë, ka vështirësi në shkrim dhe sheh makthe “të tmerrshme”. Megjithatë, Rushdie ka siguruar se po ushtron duart për të rifilluar sërish të shkruajë.

“Kam qenë më mirë. Por, duke marrë parasysh atë që ndodhi, nuk jam aq keq. Që kur u sulmova, kam vuajtur nga çrregullimi i stresit post-traumatik. Ulem të shkruaj dhe asgjë nuk ndodh. Unë shkruaj, por është një kombinim i zbrazëtisë dhe gjërave pa vlerë, gjëra që i shkruaj dhe i fshij të nesërmen”, tha Rushdie.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco