Lajmi i fundit

ÇIM PEKA LIVE/ Droga e Xibrakës

'Krijuesja e inteligjencës artificiale'/ Revista Time: Shqiptarja që tronditi Google dhe Microsoft

'Krijuesja e inteligjencës artificiale'/ Revista Time: Shqiptarja që tronditi Google dhe Microsoft

20:13, 07/02/2023
A+ Aa A-

Nga John Simons / TIME

Në një farë mënyre, Mira Murati mund të të shpjegojë rreziqet e inteligjencës artificiale (AI) e njëherazi të të bëjë të ndihesh sikur gjithçka do shkojë mirë.

Murati është shefe teknologjie (chief technology officer) në OpenAI, ku drejton ekipet pas DALL-E, i cili përdor AI për të krijuar artwork për publikime, dhe pas ChatGPT, chatbot-i AI shumë popullor që mund t’u përgjigjet pyetjeve të ndërlikuara me një aftësi rrëqethëse njerëzore.

ChatGPT tërhoqi vëmendjen e publikut pas daljes së tij në fund të nëntorit. Ndërsa disa shkolla po e ndalojnë, Microsoft bëri të ditur një investim 10 miliard dollarë në kompani dhe Google nxori një “kod të kuq”, me shqetësimin se teknologjia mund të dëmtojë Google Search.

“Si me të gjitha revolucionet përmes të cilave kemi kaluar, do të ketë vende pune të reja ndërkohë që disa vende do të shkurtohen”, tha Murati vjeshtën e kaluar për impaktin e AI, “por jam optimiste”.

Për pjesën më të madhe të janarit, ChatGPT parakaloi Bitcoin si fjala më e kërkuar, sipas Google Trends. E gjithë kjo vëmendje ka bërë që startup-i privat me bazë në San Francisco – me 375 punonjës dhe i vogël në të ardhura – tani të ketë një vlerësim rreth 30 miliard dollarë. Murati foli me revistën TIME për dobësinë më të madhe të ChatGPT, potencialin e software-it, dhe pse është koha për të lëvizur drejt rregullimit të AI.

- Së pari, urime për ju dhe ekipin tuaj për lajmin se ChatGPT mori notë kaluese në testin e licencimit mjekësor të SHBA, në testin e MBA në Wharton Business School, dhe në testet e fakulteteve juridike në katër universitete të mëdha. Ju duket sikur keni një fëmijë gjenial?
- Nuk e kishim pritur këtë nivel kënaqësie nga dalja e krijimit tonë në botë. Në fakt, kishim edhe pak drojë për daljen e tij në publik. Jam kurioze të shoh fushat ku do të nisë të jetë i dobishëm për njerëzit, jo thjesht risi e kuriozitet i pastër.

- Kërkova nga ChatGPT një pyetje interesante për t’jua bërë juve. Ja çfarë më tha: Cilat janë disa nga limitet apo sfidat me të cilat jeni përballur gjatë punës për ChatGPT dhe si i kaluar ato?
- Pyetje interesante. ChatGPT është në thelb një model i madh bisedimor – një sistem i madh nervor që është trajnuar për të parashikuar fjalën pasuese – dhe sfidat me të janë sfidat e ngjashme që shohim me modelet e mëdha bazë gjuhësore: ai mund të shpikë fakte.

- Dhe me shumë vetëbesim!
- Po. Kjo është vërtet një sfidë thelbësore. Ne kemi marrë në mënyrë specifike dialogun sepse dialogu është një mënyrë ndërveprimi me modelin dhe i jep informacion për reagonim. Nëse mendojmë se përgjigja e modelit është e pasaktë, mund ta pyesim “A je i sigurt? Mendoj se...” dhe atëherë modeli ka mundësinë të shkojë para e prapa me dialoguesin, njësoj siç bisedojmë me një njeri tjetër.

- Teknologjitë vërtet novatore zgjidhin probleme. Çfarë problemi zgjidh ChatGPT?
- Aktualisht është në fazën e rishikimit, kështu që nuk dua të flas me besim të madh se çfarë problemesh po zgjidh. Por mendoj se ka potencialin për të revolucionarizuar vërtet mënyrën se si mësojmë. Një një klasë janë, le të themi, 30 persona. Secili ka sfond të ndryshëm, mënyra të ndryshme mësimi, dhe që të gjithë marrin në përgjithësi të njëjtin program mësimor. Me mjete si ChatGPT mund të bisedosh pa fund me një model për të kuptuar një koncept në një mënyrë specifike që i përshtatet nivelin tënd të të kuptuarit. Ka një potencial të jashtëzakonshëm për të na ndihmuar me arsimimin e personalizuar.

- Por disa shkolla po e ndalojnë ChatGPT. Ju habit kjo?
- Kur zhvillojmë teknologji të tilla, në të vërtetë shtyjmë drejt inteligjencës së përgjithshme, aftësive të përgjithshme me besueshmëri të lartë – dhe këtë e bëjmë në mënyrë të sigurt. Por kur e hap për sa më shumë njerëz që të jetë e mundur, me sfond dhe nivele njohurie të ndryshme, pa diskutim që befasohesh nga lloji i gjërave që ata bëjnë me teknologjinë, si në frontin pozitiv, ashtu edhe në atë negativ.

- Një numër në rrije liderësh të fushës po paralajmërojnë për rreziqet e AI. A keni ndonjë dyshim për teknologjinë?
- Ky është një moment unik në kohë në të cilin sigurisht kemi shqetësime për mënyrën se si ndikon te shoqëria. Dhe kjo vlen në të dy kahet: teknologjia na jep formë neve dhe ne i japim formë asaj. Ka shumë probleme të vështira për t'u zgjidhur. Si ta bësh modelin të bëjë atë që ti dëshiron të bëjë, dhe si mund të sigurohesh që të jetë në linjë me synimin njerëzor dhe, në fund, në shërbim të njeriut? Ka mijëra pyetje rreth impaktit shoqëror, ka shumë pyetje etike e filozofike që duhet t’i marrim në konsideratë. Dhe është e rëndësishme që të dëgjojmë zëra të ndryshëm, nga filozofë, shkencëtarë të shkencave shoqërore, artistë e njerëz nga shkencat humane.

- Cila është pyetja kryesore etike ose filozofike që ende duhet t’i japim përgjigje?
- AI mund të keqpërdoret, apo të përdoret nga aktorë të këqij. Kështu që lind pyetja se si mund ta rregullosh përdorimin e kësaj teknologjie globalisht. Si mund ta përshtatësh përdorimin e AI në mënyrë që të jetë në linjë me vlerat njerëzore?

- Mendoni se këto pyetje duhet t’u luhen kompanive si e juaja apo edhe qeveritë duhet të përfshihen përmes krijimit të rregulloreve?
- Është e rëndësishme për OpenAI dhe kompani si e jona që ta sjellin në ndërgjegjen e publikut në një mënyrë që të jetë e kontrollueshme dhe e përgjegjshme. Por ne jemi një grup i vogël njerëzish dhe kemi nevojë edhe për shumë më tepër kontribut në këtë sistem dhe shumë më tepër kontribut që shkon përtej teknologjisë – pa diskutim rregullatorë, qeveri e kushdo tjetër.

- Ekziston gjithmonë frika se përzierja e qeverive mund ta ngadalësojë novacionin. Nuk ju duket se është shumë herët për përfshirjen e politikanëve dhe rregullatorëve?
- Nuk është shumë herë. Është shumë e rëndësishme që secili të nisë të përfshihet, duke ditur ndikimin që do të kenë këto teknologji.

- Mira, mund të na thoni një këngë apo album, një libër, një film që na jep një ide më të qartë se cila jeni e çfarë ju frymëzon?
- Kënga: Paranoid Android nga Radiohead. Kënga është komplekse dhe prek tema të lidhura me shoqërinë mbi teknologjinë. Jo më emocionuesja, por e bukur dhe provokuese mendimesh.

Libri: Duino Elegies, vëllim poezish Rainer Maria Rilke. Ma kanë dhuruar së fundmi dhe e shoh si shumë frymëzuese thellësinë dhe bukurinë e poezive.

Filmi: 2001: A Space Odyssey vazhdon të më trazojë imagjinatën me imazhet dhe muzikën, sidomos sekuenca mahnitëse kur anija kozmike ankorohet e shoqëruar nga Danubi Blu i Johann Strauss, duke të bërë të meditosh mungesën e gravitetit të kësaj ngjarjeje dhe për madhështinë e momentit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco