SYRI TV/ ‘Të vërtetat e luftës sime’ i Kadri Cakranit, nipi: Qëllimi i tij ishte shpëtimi i Shqipërisë

15:10, 04/02/2023
A+ Aa A-

Ka njohur dritën e botimit, libri “Të vërtetat e luftës sime” i Kadri Cakranit. Figura e veprimtarit të njohur është përbaltur përgjatë regjimit diktatorial, ndaj nipi i tij Kujtim Cakrani thotë se libri tregon sfidën e autorit për të shpëtuar Shqipërinë e për të rrëfyer historinë pa deformime. 

Nga SYRI TV

Figura emblematike e Kadri Cakranit, komandantit të përgjithshëm të forcave nacionaliste përgjatë viteve 1943-1944, që ka përfaqësuar “Ballin Kombëtar”, është nxjerrë në dritë përmes kujtimesh, personazhesh e dokumentesh në dorëshkrimet e lëna nga ai vetë, në një rrëfim të vërtetash e sfidash të luftës së tij.

Familja Cakrani i shërbeu deri në fund çështjes kombëtare. Në libër përshkruhen ngjarje dhe momente historike deri te shkaqet e luftës civile pas prishjes së konferencës së Mukjes. Botimi sipas të nipit Kujtimit, është një mënyrë për të njohur historinë pa përbaltje e shtrembërime.

Djali i firmëtarit të Pavarësisë, Hajredin bej Cakranit, tashmë e ka përmbushur misionin e tij për të treguar historinë të padeformuar, ashtu siç pat bërë regjimi diktatorial për një gjysmë shekulli.

Gazetare: E. Xhemali 

Operator: A. Muka 

Montazhier: O. Demo

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco