Aktori i njohur Sulejman Pitarka sot do të mbushte 99 vjeç

Aktori i njohur Sulejman Pitarka sot do të mbushte 99 vjeç

08:23, 02/02/2023
A+ Aa A-

Si sot, më 2 shkurt 1924, lindi aktori i njohur i skenës dhe i ekranit, Sulejman Pitarka.

Ka luajtur rreth 50 role me trupën e Teatrit Kombëtar, në gjininë e dramës dhe të komedisë. Ndërsa, imazhi i tij u përjetësua në kinematografinë shqiptare përmes një galerie prej 20 rolesh, mes të cilëve sjellin ndërmend interpretimin e Zheleznovit në “Ballë për ballë” (1979), të Xha Avdiut tek “Gjeneral gramafoni” (1978), të Xha Lipes te “Pas gjurmëve” (1978), të gjeneralit te “Gunat përmbi tela” (1977) etj.

Ka hyrë në historinë e dramës shqipe si autor i dramës “Familja e peshkatarit”. Po ashtu, është autor i dramës për fëmijë “Trimi i mirë me shokë shumë”, ku trajtohet figura e Skënderbeut. Pitarka u nda nga jeta në vitin 2007. Më poshtë, një foto nga ekzekutimi i komedisë “Zonja nga qyteti”.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco