SYRI TV/ Hapet ekspozita 'Kolonia e Piktorëve' në Pogradec - risi në artin pamor të qytetit

11:38, 24/01/2023
A+ Aa A-

Hapet ekspozita e Kolonisë së Piktorëve në qytetin e Pogradecit. Dhjetëra piktorë nga rajoni dhe më gjerë kanë prezantuar punimet e tyre më të mira, në qytetin liqenor.

Nga SYRI TV

Pogradeci u bë qytet pritës për piktorë nga rajoni dhe më gjerë. Kolonia e piktorëve këtë kulm dimri, solli në qytetin liqenor, piktura mbresëlënëse nga artistët vendas e të huaj.

Për piktorin dhe organizatorin e kësaj kolonie, Pogradeci është një muzë në artin viziv. Edhe artistë të tjerë janë shprehur të lumtur që kanë marrë pjesë në këtë event artistik, ku kanë mundësi të shkëmbejnë eksperienca në fushën e pikturës.

Ekspozita do të qëndrojë e hapur për 10 ditë.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco