Lajmi i fundit

INTERVISTA/ Shpërthimi i Edi Ramës me 'RAI 3' dhe dosja e Olsi Ramës

Më 24 janar 1822 u vra  Ali Pashë Tepelena

Më 24 janar 1822 u vra Ali Pashë Tepelena

07:53, 24/01/2023
A+ Aa A-

Më 24 janar 1822, u vra Ali Pashë Tepelena.

Asgjësimi i tij u urdhërua prej Sulltanit, i cili i druhej orvatjeve të Ali Pashës për krijimin e një territori të pavarur nga Porta e Lartë. Në kopjen e dënimit me vdekje (jafta) të paraqitur bashkëngjitur, vizualisht të ngjashëm me një pikë loti, Sulltani kërkonte që koka e Aliut të shpihej në Stamboll, siç dhe ndodhi.

Nën sundimin e Ali Pashës për 40 mote me radhë (1788-1822) në pashallëkun e Janinës, u shënuan përparime në fushën e ekonomisë, të politikës së jashtme dhe të asaj të brendshme, në konsolidimin e strukturave shtetërore, ushtarake, policore, e po ashtu u korrën fryte edhe në lëmin e arsimit dhe të kulturës.

Në mënyrë të veçantë, u zhvillua hovshëm infrastruktura me objekte me karakter e funksion social-kulturor (biblioteka dhe shkolla), fetar (kisha, xhami, teqe, manastire etj), si edhe ushtarak (akademi ushtarake).
Image

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco